Aksidenti me 4 shqiptarë të plagosur në Kroaci, shoferi 22-vjeçar u fut në korsinë e kundërt dhe i preu rrugën kamionit

22
Sigal

Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident në Kroaci. Sipas mediave kroate, një 22-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet tip Volkswagen ka hyrë në korsinë e kundërt në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crnec Dugoselski, i ka prerë rrugë një kamioni me ngarkesë.

Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni që drejtohej nga një 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës. Drejtuesi i një automjeti tjetër, për të shmangur përplasje, ka frenuar dhe më pas ka dalë nga rruga. Pas përplasjes edhe makina e ku udhëtonin shqiptarët është përmbysur.

Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë, tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 26 vjeç. Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.