Tregtonte ujë me autobot pa kupon tatimor, pranga 51 vjeçarit

43
Policia e Fierit ka arrestuar një 51 vjeçar pasi u kap duke tregtuar ujë më autobot pa kupon tatimor. Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier arrestoi shtetasrin F.K 51 vjeç nga Lushnja dhe i sekuestroi edhe 2 autobote me ujë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë për fshehje të të ardhurave dhe fallsifikim të dokumentacionit,pasi tregetonte ujë me autobote pa kupon tatimor dhe të pa paisur me fletë analizat e detyrueshme .