Dy burra të larguar nga shtëpia në Sarandë, gjenden të vdekur

416
Dy persona janë gjetur të vdekur në Sarandë. Foto Guveli, 42 vjeç, u gjet i vdekur në fshatin Dermish. Sipas familjarëve ai ishte i sëmurë epileptik dhe ishte larguar dje nga banesa, ndërsa vonë në mbrëmje u gjet i rrëzuar në tokë. Sipas policisë, vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë në fshatin Dermish, në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, u gjet i vetëvarur në pemë Sotir Shuti, 50 vjeç. Babai i dy fëmijëve kishte 3 ditë i kthyer nga Korfuzi, ku kurohej për depresion
Sigal