Tragjedi shqiptare, katër të vdekur në rrethana misterioze

418
Në pak ditë, nga Italia vijnë të dhënat e katër shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën në rrethana tejet të dyshimta, ndërsa në dy raste janë shënuar dy ngjarje të rënda. Policia italiane i ka përcjellë të dhënat për ngjarjet për mediat vendase, ndërsa nga Tropoja vijnë edhe sinjalet e një ngjarjeje të pazakontë për familjen Ismajlukaj, ku dy kushërinj kanë humbur jetën në rrethana misterioze.
Njëri ka ndërruar jetë rreth një javë më parë, ndërsa tjetri ka vdekur ditën e djeshme. Policia italiane e ka lënë ngjarjen si një akt i cili është kryer nga vetë viktimat, ndërsa të dhënat që vijnë nga shqiptarë që jetojnë në vendin e ngjarjes tregojnë një tjetër version për aktin e rëndë, ku dy të rinjtë u dogjën të gjallë në një ambient bastesh sportive. Mirëpo ndërsa ditën e djeshme është përcjellë lajmi i kobshëm për familjen e Çelë Ismajlukës, i cili, përveç nipit, humbi edhe të birin, në një provincë në afërsi të Peruxhias, ndërsa policia italiane raporton për dy shqiptarë të vdekur.
Trupat e tyre janë nxjerrë nga një greminë, në të cilën kanë rënë teksa ndiqeshin nga policia. Referuar të dhënave të pakta që janë publikuar ditën e djeshme për këtë rast, mësohet se në mjetin me të cilin djemtë kanë dalë jashtë rruge, ka qenë edhe një i tretë, i cili nuk është gjendur në makinë, por në kërkim të tij janë vënë edhe forcat speciale të policisë italiane. Policia bëri të ditur se viktimat ishin grabitës!
Sigal