Padi OSHEE-së për djalin e vdekur

408
Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është paditur në gjykatë nga familja e Arnid Leskaj , 14 vjeç i cili humbi jeten tre vjet më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po shkonte në shkollë. Sipas familjarëve të viktimës, pala e paditur është përgjegjëse për fatkeqësinë në familjen e tyre pasi vdekja e Arnidit është shkaktuar nga mos respektimi i rregullave të sigurisë teknike nga punonjësit e OSHEE, njëri prej të cilëve është dënuar me kusht nga gjykata e apelit për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Familja Leskaj kërkon që OSHEE t’i dëmshpërblejë me 40 milionë lekë.
“Kam ardhur të kërkoj të drejtën që i takon djalit tim dhe mua si familje që CEZ, ose OSHEE sot, të më dëmshpërblejë në mënyrë maksimale për jetën e djalit, që ia preu në mes”, thotë Adnan Leskaj.
Sigal