Trafiku i drogës, policia greke arreston 4 shqiptarë dhe një vajzë rumune

487
Goditet në Athinë një grup i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, kapen 35 kg marijuanë. Policia greke ka arrestuar 4 shtetas shqiptar, të moshës 28, 31, 43 dhe 44 vjeç dhe një vajzë rumune 29-vjec, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Operacioni është zhvilluar në Athinë. Policia ka sekuestruar 35 kg marijuanë, 26.5 gram kokainë, 26.350 euro, 3 peshore, 1 presë hidraulike, 2 makina, 12 aparate celularë.
Sigal