Tiranë, shpërthen një makinë pranë digës së liqenit

493
Një automjet ka shpërthyer pranë digës së liqenit në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
Burime zyrtare bën me dije se mjeti tip Volkswagen, me targa AA946EF ishte i parkuar në një rrugë dytësore gjatë kohës që ka shpërthyer.
Pasi u sinjalizuan për shpërthimin, dhjetra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Pritet që të merret në pyetje edhe pronari i mjetit, për të hedhur kështu më shumë dritë rreth ngjarjes.
Sigal