Moti i keq, paralizohet qarkullimi i trageteve në Sarandë dhe Vlorë

633
Moti i keq dhe me shira të dendur ka shkaktuar paralizimin e qarkullimit të trageteve në Sarandë dhe Vlorë.
“BalkanWeb” mëson se linja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz si dhe anasjelltas është pezulluar për shkak të valëzimit në det dhe dallgëve që arrijnë në 5-6 ballë në juglindje.
Gjithashtu edhe në qytetin e Vlorës ka pasur bllokim dhe vonesa të qarkullimit të trageteve në drejtim të Italisë për shkak të dallgëve.
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga një mot i keq me shira të dendur, ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar se në disa vende do ketë edhe përmbytje.
Sigal