Tiranë, policia kap 10 kg tritol në tentativën për ta shitur në rrugë

437
Sigal

TIRANË –Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga deri në këto momente 5 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë në tentativë për t’i shitur tritol grupeve kriminale në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Operacioni i policisë vjen pas një hetimi të gjerë dhe mbikqyrjeje prej 6 muajsh, ndërsa ndërhyrja është realizuar në një moment shitblerjeje në këtë zonë ku paraprakisht mësohet se u sekuestruan rreth 10 kilogramë lënde eksplozive. Ministria e Punëve të Brendshm,e cila dha detaje mbi këtë operacion tha se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme C4, denatorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për minat me telekomandë. Sasia e tritolit është kapur në dy vende të ndryshme, në afërsi me njëri-tjetrin në rrugën “Sadik Petrela”, ndërsa operacioni vijon me kontrolle në banesat përreth kësaj zone, pasi të arrestuarit janë banorë të lagjes. Sipas informacioneve të deritanishme nga burime të policisë, priten arrestime të tjera, ndërsa kontrollet vijojnë për të zbuluar bazën e tritolit. Eksplozivi, gjithnjë sipas të dhënave paraprake, ishte destinacion për grupe kriminale.

ORA 10:40 MINISTRIA E BRENDSHME: GRUPI KRIMINAL, NËN MBIKQYRJE PREJ 6 MUAJSH
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për operacionin e sekuestrimit të tritolit. Sipas ministrisë, operacioni ishte i koordinuar me strukturat e Antiterrorit  dhe Policisë së Tiranës. Grupi kriminal ishte nën mbikqyrje prej 6 muajsh. Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme C4, denatorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për minat me telekomandë. Operacioni është nën hetim nga Policia dhe detajet e tij do jepen në përfundim të operacionit.