Tenton të zhveshë në publik ish-të dashurën, pranga 52-vjeçarit

511
Sigal

POLIÇAN/ Policia e Poliçanit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi akuzohet se, ka tentuar që të zhveshë në publik ish-të dashurën e vet. I arrestuari është Sybi Ahmetbeja. Sipas burimeve të policisë, arrestimi është bërë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij 27-vjeçare. Ajo ka thënë në polici se kishte vendosur që të ndahej nga Ahmetbeja, por ky i fundit nuk e pranonte këtë fakt dhe e ngacmonte sa herë e shihte në rrugë 27-vjeçaren me inicialet M. Q.. Madje, sipas dëshmisë së saj në polici, ka tentuar që ta zhveshë atë në mes të rrugës. Mësohet se, 52-vjeçari është burrë i martuar, por kishte kërkuar divorcin pikërisht për të bashkëjetuar me 27-vjeçaren, e cila ka refuzuar dhe ka kërkuar që të ndërpresë marrëdhënien me të.