Sulm me armë në mes të Shkodrës, plagosen një vajzë dhe një burrë. Tmerrohen kalimtarët

419
Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak minuta mu në mes të qytetit të Shkodrës.

Kanë qenë persona të panjohur ende që kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me dy makina të ndryshme kur kanë shkrehur armët.

Por plumbat kanë kapur një vajzë të re dhe një burrë, të dy kanë qenë kalimtarë të rastësishëm aty.

Të dy personat janë të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Sigal