Shpërthimi te “Don Bosko”, arrest me burg pronarit të pastiçerisë

451
Gjyqtari Agron Zhukri dhe prokurori i çështjes, Valentin Preçi, zhvilluan seancën gjyqësore në Repartin e Djegie-Plastikës ndaj të dyshuarit Abdullah Dervishi, i cili po kurohet në këtë spital për plagët e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në Tiranë.
Prokurori ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se Dervishi dyshohet për veprat e shkeljes së rregullave të sigurisë teknike, me pasojë plagosjen dhe rrezikimin e 10 qytetarëve si dhe shkatërrimin e pronës nga pakujdesia.
Gjyqtari Agron Zhukri ka vendosur masën “arrest me burg”, pasi sipas gjykatës gjendja shëndetësore e Abdullah Dervishit nuk është e rëndë dhe nuk rrezikohet jeta e tij.
Sigal