Shpërthen makina në ecje e sipër në Tiranë, panik te banorët

498
Sigal

Një makinë është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë, pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Mësohet se mjeti tip Volkswagen “Sharon” drejtohej nga një i ri rreth 18-vjeç i cili ka konstatuar se diçka nuk shkonte më sistemin e drejtimit të mjetit, ndërsa ka zbritur nga makina ku për pak sekonda është ndjerë shpërthimi i saj e më pas përfshirja nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në mjetin që është shkatërruar plotësisht.

Shpërthimi i fuqishëm i mjetit ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbadhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.