Shpejtësia tej normave të lejuara, policia në 2 ditë pezullon 41 leje qarkullimi

455
Nëse në kontrollet e mëparshme, mosvënia e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularit në timon kanë kryesuar numrin e shkeljeve në qarkullimin rrugor, këtë fundjavë policia është fokusuar tek shpejtësia tej normave të lejuara.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rrugore të Tiranës, vetëm gjatë fundjavës janë pezulluar 41 leje qarkullimi për shpejtësi tej normave të lejuara, të matura me Radar.

Këto shpejtësi varionin nga 150 km/h në 241 km/h. Drejtuesit e mjeteve janë dërguar në OASH.

Ndërkaq, gjatë fundjavës janë pezulluar 18 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar tre persona në gjendje të dehur në timon.
Sigal