Pas bandave, krimit dhe drogës, Edi Rama po i hap rrugën pastrimit masiv të parave

453
Lulzim Basha denoncon urdhrin e Ramës për të shkarkuar nesër kryetaren e AMF. Qëndresa në sheshin e lirisë, vendimi më i drejtë për të garantuar votën si e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin. Ditë e nesërme në orën 10 të mëngjesit Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin e drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, një institucion i barabartë nga rëndësia me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Kjo ndodh për disa arsye; së pari, qartësisht, sepse është një person që nuk e kontrollon dot politikisht, pra për hakmarrje politike. Është padyshim një nga personat më të kualifikuar në Ballkan edhe në Evropë për punën e kryer, e vetmja e votuar dy herë me 120 vota në Kuvendin e Shqipërisë me dy kualifikime amerikane dhe britanike në fushën e kualistikës, pra në parashikimin e dinamikave të veprimeve të sigurimeve. Është bashkëshortja e një prej krerëve të koalicionit tonë, Dashamir Shehi. Po pas hakmarrjes politike fshihet diçka më e madhe. Edi Rama, pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës, ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këto arsye, qartësisht ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transaksione të pastrimit të parave, është diçka që e kanë raportuar mediat dhe për bashkëshorten e tij. Edhe pas kapjes së Autoritetit të mbikëqyrjes financiare qëndrojnë po kështu familjarët e Edi Ramës. Përpjekja do të jetë, që të vendosen dhe gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Është e qartë pra që shteti mafioz kriminal dhe narko-trafikant i Edi Ramës, nuk ndalet para asgjëje për të asgjësuar çdo institucion të pavarur. Asnjë institucion i pavarur nuk ka mbetur pa u asgjësuar nga krimi dhe droga dhe nga shteti narkotrafikant i Edi Ramës. Ka rënë parlamenti, është një parlament i krimit, ligji për dekriminalizimin nuk zbatohet. Kanë rënë bashkitë e vendit për të njëjtat arsye. Ka rënë çdo institucion tjetër i vendit. Ka rënë shtylla e katërt, media, e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm pikërisht, sepse duhet t’i shërbejë shtetit të krimit, shtetit të drogës të narkotrafikut dhe tani që kishte mbetur një institucion i pakapur që ishte Autoriteti i mbikëqyrjes financiare edhe ky do të jetë hapi i ardhshëm i Edi Ramës, nesër në orën 10.
Sigal