Shkodër, vetëvritet 31-vjeçarja

461
Pasditen e djeshme një, grua është gjetur e varur me litar në kasollen ngjitur me banesën e saj, në fshatin Mes të Shkodrës. Gruaja e identifikuar me iniciale A. B., 31 vjeçe është gjetur e pajetë nga e bija, e cila në gjendje shoku ka lajmëruar familjarët. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vetëflijimit ka qenë gjendja e rënduar depresive e së ndjerës, për shkak se ajo është kuruar edhe më parë. Gjithashtu bëhet e ditur se viktima ka tentuar edhe herë të tjera t’i japë fund jetës, por dita e djeshme ka rezultuar fatale për të.
Sigal