FOTO/ Hedhin çantat me drogë sapo shohin policinë greke, arrestohet shqiptari, në kërkim shoku

495
Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion anti-drogë në kufirin greko-shqiptar, i cili është i katërti brenda 1 jave.
Gjatë operacionit në Kostur, policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, ndërsa para se të ndalohej, drejtuesi i mjetit ka hedhur 2 çanta me 24 pako me 21 kg 713 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shqiptar rreth 30 vjeç.
Rezulton se para operacionit, nga makina ka zbritur dhe është larguar në këmbë një tjetër shqiptar 35-vjec që është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi gjithashtu 1 celular me 1 karte SIM, 90 euro dhe 1000 lek shqiptare.


Sigal