Shkodër, Asgjesohen 430 rrënje bimë narkotike kanabis sativa

38
Policia e Shkodrës ka asgjesuar 430 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të mbjella në 2 parcela.
Sipas policisë lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Prroni i Brahimajve”, në fshatin Mazrek, në komunën Gur i Zi.
Këto bimë kishin lartësi rreth një meter. 
U asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”,