Rama në Vorë: Këto zgjedhje asnjë lidhje me SHQUP, Parku Industrial perspektivë e re për zonën

429
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta është ndalur pasditen e sotme në Vorë për të prezantuar kandidatin e ASHE për këtë bashki, Luan Sallaku.
Sigal

Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë tha se parku industrial i Spitallës në Durrës i cili do të jetë njëri prej më të mëdhenjve në Ballkan do të jetë një mundësi punësimi dhe zhvillimi real jo vetëm për durrsakët, por edhe për Vorën, Kamzën e Tiranën.

Pozicioni gjeografik e bën Vorën një zonë ku punësimi është shumë herë më pranë, tha Rama, duke shtuar se, me parkun industrial të Spitallës, këto mundësi shumëfishohen.

Kryeministri u shpreh se të dhënat janë shumë inkurajuese për këtë viti. “Nga janari deri në fund të majit në Shqipëri, importi i makinerive të prodhimit është rritur me 38 përqind, kjo falë edhe nga heqja e TVSH-së që bëri Qeveria”, deklaroi Rama.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta së bashku me Kryetarin e PS-së, z. Edi Rama dhe kandidatin e “ASHE” për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku, bashkëbisedojnë me banorët e Vorës(2)Ai tha se bashkia është si një shtëpi e përbashkët që siguron familjen të ketë një jetë më të qetë. Kryetari i PS-së theksoi se duke investuar votën për kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, investohet për një mundësi më të madhe bashkëpunimi me qeverisë dhe pushtetit vendor për këto çështje.

“Bashkia është shtëpia e përbashkët që siguron që familja brenda mureve të shtëpisë të ketë një jetë më të qetë sepse ka bashkinë në krah që i siguron shërbime cilësore për fëmijët , për më të moshuarit, për prindërit e kështu me radhë. Duam që tua bëjmë shumë të qartë të gjithëve që duke investuar votën për kandidatët tanë, investojmë për një mundësi më të madhe bashkëpunimi me nesh dhe kandidatëve tanë për këto çështje, tha Rama.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta së bashku me Kryetarin e PS-së, z. Edi Rama dhe kandidatin e “ASHE” për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku, bashkëbisedojnë me banorët e Vorës (3)Në fund të fundit këtu bëhet fjalë për të zgjedhur një shërbëtor, nuk bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Kryetarin e PD-së ata e vendosin vetë, e kanë, e duan, nuk e di kush është tamam, por gjithsesi ai që e di unë, është ai që e dinë dhe ata, pavarësisht se ata thonë që nuk është ai. Këtu është fjala kush do të jetë Kryetari i Bashkisë, kush do të jetë njeriu që do t’i shërbejë komunitetit. Pra demokratë të dashur zgjidhni shërbëtorin. Shërbëtori mund të jetë vetëm Luani, shërbëtor mund të jetë vetë kandidatët e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’. Ne këtë punë e bëjmë me pasion dhe me këmbëngulje dhe dimë ta bëjmë”, – deklaroi ndër të tjera kreu i PS-së.

Gjatë fjalës së tij para të qytetarëve të mbledhur në qendër të Vorës, Lideri i LSI-së tha se të gjitha rrugët kalojnë nga Vora dhe se pas fitores së “Aleancës për Shqipërinë Europiane” më 21 qershor të gjithë do të kenë mundësi të punojnë.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta së bashku me Kryetarin e PS-së, z. Edi Rama dhe kandidatin e “ASHE” për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku, bashkëbisedojnë me banorët e Vorës (6)“Mua më kanë akuzuar pse shkoj në Vorë, pse takohesh ti në Vorë, edhe unë do ta përsëris sërish, çfarë faji kam unë që të gjitha rrugët kalojnë nga Vora? 12 vjet e kishin Bashkinë e Vorës, por kam përshtypjen që as kur shkonin jashtë shtetit, as kur shkonin në plazh, nuk kalonin në Vorë. Vetëm vinin javën e fundit të zgjedhjeve dhe bënin zgjedhjet ashtu siç dinë ti bëjnë ata dhe pastaj kanë dëshirë të na e faturojnë neve. E di Vora kush e bën fushatën natë, dhe e di Vora se kush e bën fushatën ditën dhe me diell”, tha Meta, duke shtuar se brenda tetorit do të hapen 500 vende të reja në Vorë.

“E kam thënë dhe më parë këtu në Vorë se nën drejtimin e Bashkisë nga ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ me kryetarin e ri z. Luan Sallaku, nuk do të punojë vetëm ai që nuk ka dëshirë të punojë. E kam thënë që do t’ua marrim me shkrim atij apo asaj që s’ka dëshirë të punojnë se me pahir në punë nuk çojmë, por çdo njeri për shkollën që ka, për formimin që ka, do t’i japim një mundësi, dy mundësi. Dhe kur nuk e ka formimin profesional, do t’i japim mundësinë për një trajnim profesional në mënyrë që të gjejë veten në tregun e punës. Po e mbyll me një angazhim konkret dhe me një lajm shumë të mirë, që brenda tetorit do të hapen 500 vende të reja këtu në Vorë dhe ta bëjmë edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës që ta kuptojë që ne jemi nga ata që mbajmë premtimet dhe ne nuk jemi nga ata që duam ta marrim Vorën, ta mbajmë peng për interesa personale”, theksoi Lideri i LSI-së.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta së bashku me Kryetarin e PS-së, z. Edi Rama dhe kandidatin e “ASHE” për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku, bashkëbisedojnë me banorët e Vorës(1)Në fund z. Meta tha se gjëja e parë që do të bëjë Kryetari i ri i bashkisë së Vorës, z. Luan Sallaku, është transparencë për çdo qindarkë kontribut që japin qytetarët dhe bizneset për pushtetin vendor.

“Gjëja e parë që do të bëj Luan Sallaku si kryetar i Bashkisë së Vorës, është transparenca për çdo qindarkë kontribut që jep komuniteti këtu, që japin bizneset në territorin e bashkisë së re të Vorës, dhe që jep qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj në mënyrë që i gjithë komuniteti të jetë pjesëmarrës në vendimmarrjen që bëhet për çdo të ardhur, për çdo shpenzim, për çdo investim që çdo gjë të shkojë në interes të këtij komuniteti të mrekullueshëm”, – deklaroi Meta duke shtuar se Kryeministri Rama do të jetë garanti i një transformimi shumë të madh edhe për Bashkinë e re të Vorës.