Shkarkohet nga detyra shefi i policisë së burgut të Peqinit, zbulohet motivi

154

Shefi i policisë së burgut të Peqinit, kryekomisar Besnik Kaptelli është shkarkuar nga detyra.

Burimet bëjnë me dije se Kaptelli është shkarkuar si i papërshtatshëm në sistemin e burgjeve për shkak të dhënies se një leje shpërblyese një të dënuari me probleme.

Në vend të tij, është emëruar Kryekomisar Faik Basha, i cili ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe së fundmi mbante detyrën e Specialistit të Policisë në Sektorin e burgim/paraburgimit. K/komisar Basha ka mbaruar Universitetin Ushtarak “Skënderbej” në vitin 2008.