Një apartament në katin e tretë të një pallati është përfshirë nga flakët duke krijuar panik te banorët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00 të së martës pranë vendit ku ndodhej ish-kinemaja e Elbasanit. Nga flakët sipas dëshmitarëve është përfshirë i gjithë apartamenti.
Nuk janë të qarta shkaqet e rënies se zjarrit, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje.