Sherr për pronën, ekzekuton fqinjin me armë

403
Sigal

SHKODËR- Krimi trondit përsëri qytetin verior të vendit. Një vrasje me armë zjarri është shënuar ditën e djeshme, ndërkohë, nga hetimet e para rezulton se, shkak i tragjedisë ka qenë konflikti i pronësisë. Vret fqinjin pas një sherri, i cili kishte nisur në momentin kur viktima kishte krasitur pemët dhe degët i kishte hedhur në tokën përpara banesës së tij. Të paktën ky është motivi që policia ka dhënë për vrasjen e ndodhur sot paradite në fshatin Ashtë të Komunës Bushat në Shkodër. Viktima Çesk Pejtri, 40 vjeç dhe autori Mark Ndoja, 60 vjeç ishin fqinjë dhe kishin banesat pranë njëri tjetrit. Fqinji i kishte kërkuar 40- vjeçarit që të mos i hidhte më degët e pemëve pasi, toka i përkiste atij, mirëpo ky i fundit e kishte injoruar. Pas një debati në mes Pjetrit dhe Ndojës, 60- vjeçari është kthyer në banesë vetëm 30 metra larg, ka marrë armën e gjahut dhe i është drejtuar 40- vjeçarit, i cili në ato momente sapo kishte hedhur disa degë të tjera. Pa e paralajmëruar Marku ka qëlluar dy herë në drejtim të Pjetrit, i cili ka mbetur i vdekur në vend pasi saçmat e çiftes i kanë prekur organet jetike 40 -vjeçarit. Pas krimit, policia arrestoi autorin, ndërsa kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Nga ana tjetër forcat e policisë kanë marrë në mbrojtje banesën e Mark Ndojes nga frika e ndonjë hakmarrjeje te të afërmve të Çesk Pjetrit pasi edhe banesat e tyre ndodhen vetëm 50 metra larg njëra tjetrës. Janë shoqëruar dhe të afërmit e Ndojës që kanë dijeni mbi ngjarjen si dhe autorin e ngjarjes, i cili është marrë në pyetje në komisariatin e Shkodrës. Mësohet,gjithashtu se, në mes të uniformave blu dhe familjarëve të viktimës, ka ndodhur dhe një incident në morg.

Gerjola Çaushi