Sherr masiv në Itali, dy shqiptarë në gjendje kritike për jetën

73

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Alto Adige në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptar, një 22-vjeçar është operuar gjatë natës me urgjencë në spital, pasi kishte plagë të rënda.

Mjekët nuk kanë dhënë informacione për gjendjen e tij, ndërsa bëjnë të ditur se është në gjendje të rëndë.

Sipas mediave, shqiptari ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes  një grupi personash, shumica prej të cilëve bashkëkombas të të plagosurit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, jashtë një klubi nate. Shqiptari është gjetur i prerë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur pak më lehtë edhe një tjetër shqiptar, por mosha dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.