Sarandë/ Përfshihet nga flakët një disko

525
Pasditen e sotme në qytetin e Sarandës ka ndodhur një shpërthim i fortë  në një disko.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, ku mësohet se diskoja është përfshirë nga flakët. 
Policia raporton për dëme materiale të shumta, por ende nuk dihet nëse ka pasur njerëz brenda në disko në momentin e rënies së zjarrit. Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes për neutralizimin e flakëve, por prej tyre mësohet se është e vështirë të ndërhyhet për shkak të pozicionit të diskos.
Sigal