Sarandë, kapet me 3.2 kg kanabis në makinë ish-oficeri i policisë

480
Policia e Saradës ka sekuestruar plot 7.7 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në fshatin Shëndelli. Sipas informacioneve të policisë, droga është gjetur në dy automjete të ndryshme. 3.2 kg kanabis u sekuestruan në makinën tip Renault me targë AA 253 DA ku u arrestua Qerim Avdullai nga Lushnja, i cili është edhe ish-oficer policie. Ndërsa 4.5 kilogramët e tjera u zbuluan në makinën tip Benz me targë AA 987 BG që drejtohej nga Valentin Marku.
Sigal