Sarandë: Arrestohet pronari i një lokali, u kap me 4600 euro false

522
Policia e Sarandës ka vënë në pranga pronarin e një lokali në Lagjen Nr.1, i cili u kap në flagrancë me 4600 euro të falsifikuara. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Besjan Valca, 29 vjeç, është arrestuar në ambientet e biznesit të tij, pas kontrollit të ushtruar nga policia. Ndërkohë mësohet se policia ka nisur procedimin penal edhe për motrën e 29-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin vëllait të saj, u gjetën dhe u sekuestruan në çantën e saj të dorës, një shumë parash prej 150 euro të falsifikuara. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim shtetasin Pandeli Plaku, 41 vjeç, pasi dyshohet se është burimi i kartëmonedhave false.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për “Falsifikim Monedhash”, fillon procedimin penal kundrejt një shtetaseje dhe shpall në kërkim një tjetër.
Arrestohet shtetasi: Besjan Valca, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në flagrancë në lokalin e tij në lagjen nr.1 të Sarandës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në biznesin e këtij shtetasi (lokal), Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një vlerë monetare prej 4600 Euro të falsifikuara:
– kartëmonedha 50 Euro (82 copë),
– kartëmonedha 100 Euro (5 copë).
Policia ka filluar procedimin penal kundrejt (motrës së tij) shtetases së quajtur: B.M., 26 vjeç, banuese në Sarandë. Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin vëllait të saj, u gjetën dhe u sekuestruan në çantën e saj të dorës, një shumë parash prej 150 Euro (50+100), të falsifikuara.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin: Pandeli Plaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çukë, pasi dyshohet se ky shtetas është burimi i monedhave falso. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Sigal