Rikthehen maskat në Sarandë, grabiten dy pika karburanti nën kërcënimin e armëve

542
Dy pika karburanti janë grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës. Sipas policisë, dy persona të maskuar kanë shkruar pranë dy pikave të karburantit në lagjen Numër 1 të qytetit, dhe nën kërcëniin e armëve kanë grabitur xhiron ditore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Informacion paraprak
Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen ”Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen ”Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal