Ekzekutoi kushërinjtë për kanabis në 2020, vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj

102
Sigal

Këtë të premte është vetëdorëzuar në polici pas dy vitesh arrati Daniel Pepaj, i cili akuzohet se është autor i vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në Malësinë e Madhe për shkak të konfliktit për parcelat e mbjella me kanabis sativa.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në 2020 në malin e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe. Vilsoni dhe Klementi, janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit, pranë një parcele me drogë.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat ishin qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.