Arrestohet 27-vjeçari shqiptar për trafik të lëndëve narkotike në Itali

116
Sigal

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar për veprën penale të trafikut të drogës. Media italiane Fanoinforma.it raporton se hetimet nisën pasi një efektiv policie, jashtë detyrës kishte vënë re një takim të dyshimtë mes një të riu nga Pesaro dhe një individi tjetër të cilit i kishte shënuar targat e automjetit.

Policia zbuloi se i riu udhëtonte me makinën e tij dy apo tre herë në javë nga Romagna aty pranë në Pesaro, ku furnizonte klientët me kokainë. Policia italiane vuri në pranga të riun shqiptar me datë 7 Dhjetor, të cilit i gjetën 2 mbështjellës kokainë, për një total prej 7 gram.

Autoriteti Gjyqësor Pesaro, pasi vuri në zbatim arrestin, e dënoi të huajin me 10 muaj burg dhe 2000 euro gjobë pa dhënë dënim me kusht, duke qenë se ky përfitim ishte dhënë tashmë në dënime të mëparshme.