Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Dhe për sa kohë…

144
Sigal

Dhe për sa kohë do më shqyeni trupin në copa,

nën klithma korbash do më murosni të gjallë,

dhe për sa kohë do më gremisni nëpër gropa,

bashkë me foshnjën që përpëlitet në bark ?!…

Dhe për sa kohë do më lidhni me zinxhirë

dhe për sa kohë do më shisni në treg të zi

dhe për sa kohë do më qani nën qiell të hirtë,

oh, dhe sa kohë do mbaj në qafë një lak si ky?!…

Dhe për sa kohë do jem një kukull manikini,

një lodër që e përdorë, si të dojë burri,

një klithmë llahtarë,që ju ndjek kudo që vini

dhe për sa kohë do thyhet mbi mua druri ?!…

Dhe për sa kohë do më tretet plumbi në zemër,

dhe lastarët e gjakut do kuqëlojnë dheun e zi,

dhe për sa kohë do më përbaltet i bukuri emër,

nga lindin e përtërihen rrënjët e vendit tim ?!…

E ç’rëndësi ka se nga vij dhe kush jam,

jam thjeshtë një grua, një hyjni, ja ç’jam !…