Rëndohet bilanci i aksidentit në Kavajë, ndërron jetë edhe drejtuesi i mjetit

469
Sigal

Bilanci i aksidentit tragjik automobilistik të regjistruar mbrëmjen e së martës në dalje të Kavajës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, është rënduar gjatë orëve të natës.

Pas nënës së dy fëmijëve, që u përplasën të tre nga një automjet që lëvizte me shpejtësi teksa po kalonin rrugën, si dhe një prej të rinjve që po udhëtonin me mjetin e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital edhe drejtuesi 24-vjeçar i tij, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Viktimat janë identifikuar si Vilson Cara, drejtuesi, Gentjan Belba, 23 vjeç, dhe Lumturi Demrozi, 46 vjeç. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se makina humbi kontrollin dhe ishte ngjitur në trotuar, duke përplasur gruan dhe fëmijët e saj.

Mësohet se dy të rinjtë ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës, i cili sot do të mbushte 24 vjeç. Sa i përket fëmijëve të viktimës, vajza ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.