Ra në vatrën e zjarrit ku ziente rakia, ja gjendja e fëmijës 17 muajsh

429
Sigal

Mjekët e QSUT-së japin informacion për gjendjen e fëmijës që pësoi dje një incident të rëndë në Skrapar.

Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.

“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjesë të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh.

Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT.

Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme.