Qëlluan me armë në drejtim të policisë, arrestohen babë e bir

95
Një punonjës policie ka mbetur i lënduar ditën e mërkurë në Gjirokastër pasi është qëlluar me armë nga një 21 vjeçar në Llakaj, Krahës- Tepelenë. Policia kë bërë të ditur se gjatë një operacioni për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike është përballur me dy personat, babë e bir Luan Shyti, 47 vjeç, Halil Shyti, 41 vjeç, ku djali ka qëlluar me armë gjahu teke, të cilën e mbante pa leje, në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H. Babë e bir janë vënë në pranga nga policia, e cila nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatoi dhe asgjësoi 1300 bimë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu, policia konstatoi dhe një kabull me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.