Pukë, sherr mes nxënësve, dyshohet për dy të plagosur

464
Një konflikt për motive banale në mes nxënësve në Pukë ka lënë të plagosur dy prej tyre. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ambientet e shkollës “8 dhjetori” gjatë pushimit të gjatë.

Të dy nxënësit janë shoqëruar në spitalin rajonal dhe mendohet se kanë plagë të shkaktuara nga mjete të forta rrethanore, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e sherrit mes nxënësve, ndërkohë që nuk bëhet i ditur as identiteti apo mosha e të përfshirëve në konflikt.
Sigal