Krujë: Vrasja e trefishtë, prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim 8 persona

416
Pas 6 muajsh hetime Prokuroria e Krujës dërgon për gjykim 8 persona, 4 prej të cilëve, 3 vëllezër dhe babai, të akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe 4 të tjerë për “përkrahje të autorit të krimit”. Të gjithë këta persona janë të lidhur me ngjarjen e datës 05.06.2015, kur, pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vdekur me armë zjarri Franc Çeku, Arben Çeku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria Krujë ka ngritur akuzat, për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, për:
Sigal

1. Danjel Gurali Kora, datëlindja 1987

2. Besnik Gurali Kora, datëlindja 1985

3. Pëllumb Gurali Kora, datëlindja 1989

4. Gurali Kora, datëlindja 1959

Për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, në bashkëpunim, akuzohen:

5. Ardjan Gjonaj, datëlindja 1978

6. Paris Gjeta, datëlindja 1993

7. Preng Gjeta, datëlindja 1961

8. Shpëtim Nikolli, datëlindja 1971

Të gjithë këta persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Më 5 qershor tre persona nga e njëjta familje; babai, djali dhe nipi; u vranë me armë zjarri në fshatin Thumanë të Krujës, pas një konflikti banal të njërit prej viktimave me autorët e dyshuar të krimit. Në ngjarje mbeti e plagosur edhe gruaja e familjes Çeku.