Pranga dy personave, shfrytëzonin për prostitucion 15-vjeçaren

420
Dy persona janë arrestuar në Durrës me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit të një vajze të mitur 15 vjeçare.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Studenti”, u arrestuan Abiela Tafa 21 vjeçe nga Tirana dhe Dritan Mici 25 vjeç banues në Kamëz. Po ashtu filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.K nga Kosova.
Kallëzimi është bërë nga vetë e mitura I.D 15 vjeçe nga Durrësi, e cila është për një periudhë kohore një mujore, për qëllime prostuticioni, nga shtetasit Dritan Mici dhe Abiela Tafa kundrejt pagesës 10.000 lekë të reja ose 50 Euro në hotele të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit.
Ndërkohë,shtetasi B.K. ka biseduar me shtetasen Abiela Tafa për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me iniciale I.D. kundrejt pagës prej 50 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prostitucioni”dhe”Shfrytëzimi i prostitucionit’.
Sigal