Hoffman: Disa azilkërkues kanë pasur profesione të mira në Shqipëri

472
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman në komisionin e Jashtëm Parlamentar tha se disa prej azilkërkuesve kanë pasur profesione të mira në Shqipëri
Gjatë një seance dëgjimore në këtë komision, diplomati gjerman kë kërkuar dhe ka këshilluar që çështja e azilkërkuesve të lihet jashtë debatit partiak.
Po ashtu Hoffman tha se ka disa persona që nuk kanë pengesa ekonomike, por thjesht duan që të ikin nga Shqipëria.
Duke u ndalur tek reforma në Drejtësi, Hoffman u shpreh se kjo është një reformë me shumë rëndësi, po ashtu edhe vendosja e shtetit ligjor.
“Korrupsioni është pengesë për investimet”, u shpreh ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri gjatë dëgjesës në Komisionin e Jashtëm.
Sigal