Rama: Të dielat pa makina, reagon Artan Fuga: Shqiptarëve t’u ndalohet edhe s*ksi

462
Sigal

Akademiku Artan Fuga ka reaguar plot ironi pas nismës së deklaruar një ditë më parë nga ana e kryeministrit të vendit Edi Rama, për të dielat pa makina, duke filluar nga tetori deri në mars të vitit 2021, nismë që ka lënë shumëkënd të befasuar.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga bën një ‘propozim’: Që nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen!

POSTIMI:

Pasi dëgjova zotin Edi Rama që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të …

vetë spastrohen!

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!