Plagoset me armë 45-vjeçari në Krujë, policia shpall në kërkim 21-vjeçarin

479
Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobta, bën të të ditur policia e Krujës.
Mësohet se i plagosuri është 45-vjeçari Gëzim Çangu nga fshati Nikël, i cili është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga sa raportohet policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 21-vjeçar si i dyshuar për ngjarjen.
Sigal