Plagoset drejtuesi i mjetit, i doli kamioni nga rruga

84
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Krujë-Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë vendit të quajtur Zidoll.
Një kamion me targa BR 8054 A i cili po udhëtonte në drejtim të Krastës së Krujës për t’u ngarkuar me inerte, ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi rreth 70-80 metra.
Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i trajlerit Alban Saliaj, 26 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.
Policia rrugore e Krujës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për aksidentin, dhe nga hetimet paraprake thotë se shkak për aksidentin ka qenë drejtuesi i trajlerit