Përplaset me automjetin aksidentohet rëndë drejtuesi i motorrit

422
BERAT – Një i ri ka ngelur i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit si pasojë e përplasjes me një mjet ndërsa udhëtonte me motorin e tij. Ngjarja që i vuri në rrezik jetën 31 vjeçarit ndodhi në lagjen “Çlirim” në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG”, ku shtetasi me inicialet A.D, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar mjetin motor është aksidentuar me automjetin tip Ford me drejtuas shtetasin M.V, banues në Berat. Dy mjetet mësohet se udhëtonin në drejtim të kundërt mes tyre dhe për pasojë mjeti tip motor ka dal nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e tij. Ky i fundit u dërgua me urgjent drejt spitalit Rajonal të Beratit, ku mori ndihmën e parë shëndetsore, por si pasojë e kompikacioneve shkaktuar nga dëmtime të brendshme u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet e para për shkaqet e këtij aksidenti, që dyshohet se është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e 31 vjeçarit në mjetin e tij.
Sigal