Morinë, kapen 20 kg heroinë në një kamion nga Kosova

406
Policia Kufitare e Morinës ka sekuestruar rreth 20 kg heroinë gjatë kontrollit të një kamoni me targë AA 090 IF. Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti drejtohej nga shtetasi Arben Prendi, 43 vjeç nga Lezha. 
Në kabinën e shoferit, poshtë sediljes, agjentët kanë konstatuar një valixhe, brenda së cilës u gjetën rreth 20 kg drogë e llojit heroinë, njofton Ministria e Brendshme.
Sipas njoftimit, drejtuesi i kamionit e transportonte heroinën nga Kosova për në Shqipëri. Grupi hetimor po kryen veprimet dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të trafikut të lëndës narkotike dhe vënien para drejtësisë së autorëve që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Sigal