“Pedofil 2″/ Arrestohet 68 vjecari për abuzim seksual dhe prodhim materialesh pornografike me të mitur

432
Një 68 vjecar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane u arrestua nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor “PEDOFILI 2”
Ahmet Dedej, 68 vjeç, lindur dhe banues Vorë-Tiranë, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, bazuar në Urdhërin i Arrestit Nr.6746/2013/21 RGNR-4/2014 R.GIP, datë 22.05.2015, të Gjykatës së Salernos, Itali.
Sipas këtij urdhëri i arrestuari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krimeve seksuale me një vajzë nën moshën 14 vjeç” parashikuar nga legjislacioni penal italian me një dënim në maksimum deri në 14 vjet burg.
Hetimet ndaj këtij shtetasi janë kryer nga autoritetet policore italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.
Nga hetimet rezulton se i dyshuari ka ngacmuar, abuzuar seksualisht dhe prodhuar materiale pornografike më të mitur, nëpëmjet Internet-it.
Në ngarkim të të ndaluarit, u kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga nenet 117 paragrafi i dytë i Kodit Penale, të cilat ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Sigal