Punimet për rrugën e “Syrit të Kaltër”, Koka: Investim modest për një monument natyror

524
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka inspektuar punimet për rrugën hyrëse të Syrit të Kaltër. Investimi për zonën e mbrojtur është cilësuar modest nga Ministri Koka, ndërsa theksoi se prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit do të jetë konsolidimin e zonave të mbrojtura, për t’i bërë ato sa më të aksesueshme për vizitorët.
Ministri i Mjedisit kërkoi edhe kujdesin e vizitorëve për të shmangur zjarret gjatë ditëve të nxhehta.
Investimi i qeverisë shqiptare i kryer pas 25 vitesh, ka prekur edhe 5000 metër katror brenda parkut, për hapje dhe pastrim shtigjesh për kalimtarët, 1 urë dhe 2 kalime shtigjesh ujore.
Syri i kaltër është shpallur Monument Natyre në vitin 1996, dhe është burimi më i madh me origjinë karstike.
Sigal