Pas Shkodrës, policia kontrolle edhe në Elbasan. Në sitë makinat luksoz

62

Elbasani është një tjetër rreth i përfolur për kriminalitetin, bashkë me Shkodrën e Vlorën si zona me grupe kriminale. Kjo është arsyeja që prej kohësh Drejtoria e Policisë Vendore organizon kontrolle të shumta për të garantuar rendin dhe qetësinë publike si dhe për zbulimin dhe goditjen e elementit kriminal.

Duke qenë se Elbasani është një nga qytetet kryesore të vendit që lidhet nëpërmjet akseve më të rëndësishme rrugore me kryeqytetin, me Portin e Durrësit dhe me pikat kufitare me Maqedoninë e Greqinë e ka kthyer atë ndër vite në një rrugëkalimi të paevitueshme të kontrabandistëve, trafikantëve dhe elementëve kriminalë duke e vënë policinë e Elbasanit para sfidave të shumta.

Gjithashtu edhe qarkullimi i dendur i automjeteve dhe ngjarjet jo të pakta kriminale të viteve të fundit kanë bërë që Elbasani të jetë në fokus të punës së policisë.

Aktualisht shërbimet policore janë në gatishmëri për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael dhe po të kujtojmë ndeshjen e fundit për Europianin, Policia e Shtetit dhe shërbimet sekrete kaluan në gatishmëri disa javë më herët.

Sidoqoftë kohët e fundit situata e rendit dhe qetësisë është përmirësuar. Gjithsesi pritet që Forca e Ligjit të ketë rezultate konkrete pasi është deklaruar disa herë që është dokumentuar aktiviteti i disa elementeve kriminale.

Ndërkohë FNSH-të dhe forcat e tjera të policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme ndaj mjeteve luksoze apo të dyshuara.