Parakalimi i gabuar, përplasen 3 automjete në autostradë

84

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në afërsi të fshatit Tresh në autostradën Lezhë-Laç.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia e madhe e mjetit tip Benz dhe parakalimi i gabuar. Në këtë aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i njerit prej mjeteve i cili është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.