Operacioni – Vlorë, sekuestrohet gomonia me 900 kg kanabis

514
Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 900 kg kanabis e cila u kap në një gomone. Sipas policisë droga do të transportohej për në Itali, ndërsa gomonia u kap pas gati një orë ndjekje.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur rreth një muaj më parë nga ana e sektorit antidrogë në bashkëpunim me policinë e Vlorës.

Policia e Vlorës ka rrethuar disa pika në zonën e Zvërnecit, ndërkohë në dihmë i ka ardhur edhe policia kufitare.

Ne megaoperacionin e antidrogës kanë marre pjesë dhe Delta Forcë si dhe Guardia do Finanza të cilët kanë krehur zonën e Zvërnecit për të kapur pronaret e lëndës narkotike si dhe dy skafistët e fahehur ne pyll.Operacioni po vazhdon ende për të arrestuar personat e përfshir në këtë trafik.
Sigal