Operacioni “Sytë e akullit” vë në pranga 4 grabitës shqiptarë

180

Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Sytë e akullit”, duke vënë në pranga 4 grabitës shqiptarë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar mund të konsiderohen njerëz të rrezikshëm dhe “sipërmarrës real të krimit”.

Kohët e fundit, ata kishin terrorizuar me vjedhje e grabitje Italinë Veriore. Shqiptarët u vunë në pranga nga karabinieria e Aleksandrisë.

Kështu, në pranga përfundoi Cesk Thani 32 vjeç, i dyshuar si “kapo” i grupit, banues në Milano, Augustin Pjetergjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, dhe Kristjan Mëhilli, që jetonte në Tortona.

Të katër akuzohen për disa grabitje të dhunshme në krahinat e Piemonte dhe Lombardia.

Shqiptarët kishin tentuar të grabisin edhe një vilë në Breshia, mirëpo kishin hequr dorë, për shkak të aktivizimit të alarmit dhe rrethanave tepër të rrezikshme.

Të arrestuarve iu janë gjetur edhe pistoleta, plumba, mjete vjedhjeje, që përdoreshin në grabitje.

Ata përzgjidhnin me kujdes personat që grabisnin: zgjidhnin vila të mëdha dhe ku dyshohej se ka para e në zona të izoluara.

Policia zbuloi se grupi i shqiptarëve kishte vjedhur mbi 10 mijë euro si dhe bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.