Operacioni në Itali, shqiptarët ‘ortakë të sprovuar’ të lidhur me Ndrangheta-n, kapot janë kalabrezë famëkeqë

119
Operacioni “Stammer 2-Melina” shkatërroi një organizatë kriminale në Calabri duke sjellë 25 të arrestuar, përfshirë edhe tre udhëheqësit e bandës, përgjegjës për importimin e 5 tonëve marihuanë nga Shqipëria. Në tërësi janë 46 persona në hetim.
Shqiptarët e arrestuar janë tre, por nuk janë ata kapot e rrjetit, por kalabrezët famëkeqë me pseudonime e nofka, të arrestuar.
Shqiptarët: Indrit Buja, alias Andrea; Elvis Hajdini nga Vlora dhe Shefik Muho nga Vlora.
Operacioni që nisi në orët e para të mëngjesit është ende në vazhdim në një pjesë të madhe të Italisë, ku po ekzekutohen urdhrat e arrestit lëshuar nga Gjykata e Catanzaro për të neutralizuar një organizatë kriminale degëzim i Ndragheta e aftë për të importuar tonelata me marihuanë nga Shqipëria.
Operacioni i quajtur “Stammer 2-Melina”përfaqëson kulmin e operacioneve të kryera nga GdF dhe Policia Ekonomiko-Financiare e Catanzaro me mbështetjen e strukturave të larta në Romë që çoi në arrestimin e 25 personave, 18 në pranga dhe 7 në arrest në shtëpie dhe që po heton trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Calabria-Puglia-Sicilia-Lazio, Toscana, Lombardia nga Shqipëria.
Hetimet kanë treguar se si italianë kanë hyrë në biznes me trafikantët shqiptarë, ortakë mjaft efikasë në trafik dhe të provuar e që konsiderohen prodhuesi e marihuanës në kontinent, me baza logjistike thuajse në të gjithë Evropën.
Hëtimi ka treguar një organizim jashtëzakonisht kompleks të një marrëveshjeje kriminale midis tyre.
Ndër elementët më të shquar që kanë rënë në rrjetën e GdF spikasin tre kapot e kalibrit si Anello Rocco, bosi i padiskutueshëm i Filadelfia; Fiare Francesko, alias “dottore” di San Gregorio d’Ippona dhe Franze Giovanni , Pittito Pasquale, Prostamo Antonio dhe Mancuso Domenico. 
Italianët e arrestuar janë:
Rocco Anello di Filadelfia, Cristian Burzi di Cinquefrondi; Mario Calesse; Gianfranco Contestabile; Francesco Fiarè, alias il “dottore” di San Gregorio d’Ippona; Rosario Fioretti; Leonardo Francesco Raffaele Florio di Vibo Marina; Ippolito Andrea Fortuna di Vibo Valentia; Giovanni Franzè di Stefanaconi; Gerardo Filippo Gentile di Zambrone; Domenico Mancuso di Vibo ma residente a Roma; Fabio Melacca di Brindisi; ; Gregorio Niglia, detto Lollo, di Briatico; Antonio Paladino di Rosarno; Francesco Paladino di Rosarno; Giovanni Pastorello di Milano; Michell Vincenzo Piperno di San Costantino Calabro; Gianluca Pititto di Mileto, Antonio Prostamo di Mileto.