Një tjetë ngjarje e rëndë në Selenicë/ Gjendet i varur në oborr një 65-vjeçar

575
Sigal

Policia njoftoi se sot, më datë 17 korrik 2019, rreth orës 7:07, në Selenicë të Vlorës, për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Më herët, në orën 6:00, Selenicë ndodhi shpërthimi i një bombole gazi, që plagosi rëndë burrë e grua në një familje.